Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje SPAK-ut që të reagojë e të japë sinjalin që ekziston duke nisur hetimet për denoncimet që kanë mbi tryeza.
Ai tha se reagimi i këtij institucioni është jetik për të ndaluar grabitjen e shqiptarëve.
Basha theksoi se buxheti i vitit 2021 parashikon 38 milionë euro për luksin qeveritar e 118 milionë euro për koncesionet, por asgjë për shqiptarët.
“Ka lekë vetëm për një grusht oligarkësh e klientësh të Ramës. Veprimi ndaj tyre sot në këtë moment vendimtar është i rëndësishëm. Çoni një sinjal se ekzistoni. Edhe ju si të tjerët jeni gojëkyçur para mafies. Nisni veprimet dhe jepni sinjalin se çdo firmë e hedhur për të grabitur shqiptarët është vepër penale. Buxheti i vitit 2021, ka parashikuar 38 milionë euro për luksn qeveritar. 118 milionë euro janë parashikuar për koncesionet, nga të cilat 20 milionë euro janë për mafien e plehrave.” – tha Basha.