Ministri italian i Sporteve, Vincenzo Spadafora, tha se ndaj yllit të Juventusit, Kristiano Ronaldo, ka nisur një hetim për mosrespektimin e protokollit mjekësor duke u kthyer në Itali pas doli pozitiv me Covid-19.
Spadafora, i cili më parë kritikoi ikonën e futbollit për largimin nga vendi i grumbullimit të Juventusit për të luajtur për Portugalinë, sulmoi përsëri lojtarin, duke deklaruar në mënyrë të përsëritur se ai shkeli kufizimet e rrepta pasi u kthye në Itali pavarësisht se e dinte statusin e tij pozitiv me Covid-19.
“Ronaldo nuk e respektoi protokollin. Kemi nisur një hetim ndaj tij.” – tha Spadafora.
Sulmuesi 35-vjeçar mohoi akuzat për shkeljen e protokollit Covid-19, duke thënë se ai respektoi të gjitha masat e nevojshme ndërsa fluturonte drejt Italisë.
“Unë jam duke respektuar protokollin, nuk e theva atë, siç është thënë. Është një gënjeshtër.” – tha Ronaldo.
“Unë u ktheva nga Portugalia sepse unë dhe ekipi im u siguruam të respektojmë të gjitha procedurat. U ktheva në Itali me ambulancën ajrore dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd, madje as në Torino.” – shtoi sulmuesi.