Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Venecias letër Metës: Opinionet për ndryshimet e Kodit Zgjedhor me procedurë të zakonshme, do hartohet së bashku me ODIHR në dhjetor


Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës Ilir Meta, lidhur me kërkesën e tij për marrjen e opinionit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Me anë të një letre Presidenti i komisionit të Venecias thotë se nuk mund të përgatisin një mendim me procedurë të përshpejtuar por me procedurë të zakonshme.

Sipas letrës mendimi do hartohet së bashku me ODIHR dhe do ti paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor.

I nderuar Z. President,

Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”

Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias“, thuhet në letër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *