Vendosni fjalën kyçe....

Fundoset anija me migrantë në brigjet e Francës, mbyten në det dy të rritur e dy fëmijë


Një anije migrantësh është fundosur në brigjet e Francës veriore, ku si pasojë kanë humbur jetën dy të rritur dhe dy fëmijë.

Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi kishte filluar më herët pasi anija u pa në vështirësi pranë Dunkirk.

BBC shkruan se dy fëmijë (të moshës 5 dhe 8-vjeçare) si dhe një burrë dhe një grua, që besohet se janë nga Irani, kanë vdekur. Pesëmbëdhjetë të tjerët janë dërguar në spital.

Pas kësaj ngjarjeje, kryeministri britanik Boris Johnson shprehu ngushëllimet për të afërmit e viktimave.

Ai tha: “Ne u kemi ofruar autoriteteve franceze çdo mbështetje ndërsa ata hetojnë këtë incident të tmerrshëm dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të goditur bandat kriminale të pamëshirshme që gjuajnë njerëz të pambrojtur duke lehtësuar këto udhëtime të rrezikshme.”

Katër anije franceze, një helikopter belg dhe një anije peshkimi franceze morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit për njerëzit në ujë.

Prokurori publik në Dunkirk ka nisur hetimin për të zbuluar shkakun e fundosjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *