Vendosni fjalën kyçe....

Dosja 339/3, jepet dënimi për 8 të akuzuarit


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për personat e Dosjes 339/3, që është pjesë e Dosjes 339 për zgjedhjet në Durrës.

Ata janë dënuar për prodhim e shitje lëndësh narkotike ndërsa gjykata ka rrëzuar akuzën e prokurorisë për grup të strukturuar kriminal.

Të dënuarve do u ulet një e treta e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dënimet e dhëna

  1. Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
  2. Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
  3. Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.
  4. Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5,4 vite burgim.
  5. Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,4 vite burgim.
  6. Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5 vite burgim.
  7. Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.
  8. Elis Guri me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *