Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Spiralja e rrengjet që mundohet të krijojë Meta, janë gjëra të qarta


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha sot se vendit i duhet Kodi Zgjedhor për t’u përgatitur për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se pozicioni i PS-së është në koherencë me partnerët e vendit, duke thumbuar Metën lidhur me deklaratat e pretenduara për Komisionin e Venecias.

“Shqipërisë sot i duhet Kodi Zgjedhor në fuqi që institucionet të marrin gjithë kohën e përgatitjes së zgjedhjeve. Sa i përket se kush është me europian dhe kush e dëgjon më shumë Europën, mjafton që të kujtoni se si shprehej Ilir Meta për Venecian: “S’është bërë Venecia që të më mësojë kushtetutën e vendit tim”. Kështu shprehej Ilir Meta para ca kohësh. Hapini arkivat e shikoni. Pozicioni i PS, i grupit të saj, është në koherencë me partnerët e Shqipërisë.” – tha Balla.

Numri dy i socialistëve shtoi më tej se vendi është në kohë për përgatitjen e zgjedhjeve, që do jenë testi politik i vendit.

Sipas Ballës, vetëm rivotimi sa më shpejt i Kodit Zgjedhor në Kuvend i jep mundësinë atij të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit, në të kundërt kjo bëhet e pamundur.

“Jemi në kohë për të përgatitur në kohë zgjedhjet e 25 prilli. Zgjedhjet janë test politik. Kush ka ndërmend të vërë pengesa për realizimin e tyre në kohë, mendoj se njëherë e ka marrë përgjigjen dhe s’ka nevojë t’ja përsërisim. Vetëm kështu s’i po veprojmë ne, ka mundësi që të akomodohet. Kur një ligj rrëzohet, ai nuk mund të hyjë në një kohë 6 mujore në Kuvend. Këtë e di dhe Ilir Meta, pasi ai kaloi një pjesë të jetës politike në Kuvend. Spiralja dhe rrengjet që mundohet të krijojë, këto janë gjëra të qarta.” – shtoi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *