Kryeministri Rama tha sot se Shqipëria është mishërimi i mbrojtjes së hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë Forumit Ballkanik Kundër Antisemitizmit, të realizuar online me ‘Skype’, kreu i qeverisë tha se shqiptarët rrezikuan jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur hebrejtë që erdhën në vendin tonë nga shumë vende europiane gjatë luftës.
“Shqipëria është mishërimi i mbrojtjes së hebrenjve dhe i luftës së ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria e sheh Izraelin dhe civilizimin hebre si shtyllë të bashkëjetesës. Shqiptarët e kanë parë bashkësinë hebraike si dritën e syve. Hebrenjtë u kthyen në Shqipëri në gur të çmuar, shabati ishte garantuar me të drejtë me ligj. Shqiptarët rrezikuan jetën për të mbrojtur hebrenjtë, ishin myslimanë dhe të krishterë, duke i mbrojtur edhe me jetën e tyre.” – tha Rama.
Ai shtoi më tej se edhe në të tashmë antisemitizmi duhet luftuar në mënyrë që të mbrohen vlerat dhe parimet.
Rama theksoi se antisemitizmi është kërcënim i vërtetë ndërsa ceku edhe miratimin në Kuvend të ligjit që kufizon antisemitizmin.
“Edhe në të tashmen duhet ta luftojmë antisemitizmin, për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona. Ne inauguruam memorial dedikuar Holokaustit. “Të përpiqemi e ndërgjegjësojmë se antisemitizmi është një kërcënim real që shkon përtej asaj që shënjestron. Së fundmi Kuvendi miratoi rezolutën e hartuar nga Shoqata e Përkujtimit të Holokaustit. Dua të them se kërcënimi më i madh me të cilin duhet të përballemi e ta krahasojmë me diçka të përhershme, nuk është vetëm shprehja e menjëhershme e antisemitizmit në formën e vet më të dhunshme por është relativizmi i asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore.” – tha Rama.