Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet Forumi Ballkanit kundër anti-semitizmit, Balla: Në 2020 nuk ka vend për racizëm dhe diskriminim


Në fjalën përmbyllëse të Forumit Ballkanit kundër anti-semitizmit, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se në vitin 2020 nuk ka vend për racizëm dhe diskriminim.

Faleminderit për një prezantim kaq të mirë për këtë konferencë unike. Ky ishte një event historik. Dua të falënderoj presidentin Sasuoli, kryeministrin Rama, Sekretarin e Shtetit Pompeo, të dërguarin special dhe miq të tjerë që diskutuan. Dua t’i uroj shërim të shpejtë zonjës Gjylameti që nuk mori pjesë, por mori pjesë aktive në këtë konferencë.

Ky ishte një bashkëpunim i frytshëm dhe besoj se do të vazhdojë dhe më tej. Nuk ka vend për antisemitizëm në vitin 2020. Isha iniciator i Rezolutës, për të kufizuar të gjitha format e urrejtjes. Ky forum ka arritur qëllimin e vet, për të kuptuar të kaluarën dhe për të pasur të ardhme më të mirë”-tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *