Vendosni fjalën kyçe....

Inxhinieri dhe dy punonjësit humbin kontaktet me familjet, dyshohet se janë bllokuar në minierë


Tre persona, midis tyre një inxhinier dhe dy punëtorë, raportohet se janë bllokuar këtë mbrëmje në një galeri në minierën ‘Balgjaj’ në Selishtë të Dibrës.

Lajmi bëhet I ditur nga një njoftim I Policisë, që bën me dije se rreth orës 18:15 janë njoftuar nga vëllai i inxhinierit 62-vjeçar, i cili tha se ky i fundit, së bashku me dy punëtorët, kanë humbur kontaktet me familjen. 

Policia gjeti në dhomën e ndërrimit sendet personale, rrobat dhe telefonat e tre personave, ndërsa janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera,  për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve

Njoftimi i plotë:

Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15,  shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër,  se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat  mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera,  për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *