Lojtari legjendar i golfit Jack Nicklaus ka shprehur publikisht mbështetjen për presidentin Donald Trump dhe u kërkoi amerikanëve që nuk e kanë ndarë ende mendjen kujt t’ja japin votën, që t’i japin atij një mundësi tjetër.
Nicklaus vuri në dukje ato që disa i shohin si të metat e presidentit, por tha se ai ka mësuar të “shohë përtej kësaj”.
“Ju mund të mos ju pëlqejë mënyra se si Presidenti ynë thotë ose poston disa gjëra – dhe më besoni, unë ia kam thënë këtë! – por unë kam mësuar të shikoj përtej kësaj dhe të përqendrohem në atë që ai është përpjekur të përmbushë.” – tha Nicklaus.
18 herë kampioni i madh i golfit shton: “Ky nuk është një konkurs personaliteti: ka të bëjë me patriotizmin, politikat dhe njerëzit që ata ndikojnë. Dashuria e tij për Amerikën dhe qytetarët e saj, dhe vënien e vendit të parin, ka ardhur me zë të lartë dhe të qartë. Se si ai e ka thënë nuk ka qenë e rëndësishme të mua. Ajo që ka qenë e rëndësishme janë veprimet e tij “.
Në mesazhin mbështetës për Trumpin, Nicklaus tha se gjyshërit e tij kanë punuar në hekurudhë dhe u pëlqente të jetonin në një vend ku ëndrra amerikane është e arritshme.
Nicklaus shkroi se ai dëshiron që më shumë familje ta arrijnë atë ëndërr dhe ka frikë se SHBA-ja mund të kthehet në një vend socialist ku qeveria të drejton jetën.
“Nëse doni të vazhdojmë të kemi mundësinë të ndjekim ëndrrën amerikane dhe jo të kthehemi në një Amerikë socialiste ku qeveria do ju drejtojë jetën, atëhere ju rekomandoj fort të votoni për Donald Trumpin për 4 vitet e ardhshme. Unë e kam bërë dhe e kam hedhur votën për të.” – e mbyll Nicklaus.
Presidenti Trump ka reaguar duke thënë se është një “nder i madh” për të që ka mbështetjen e Nicklaus.
Get out and vote. I did! pic.twitter.com/IfQb3NeSO3
— Jack Nicklaus (@jacknicklaus) October 29, 2020