Vendosni fjalën kyçe....

Kujtim Gjuzi: Nuk ka Covid, Zoti i ndihmon ministrat kur duhet të vijnë tek unë se sëmuren


Në seancën e sotme plenare, deputeti Kujtim Gjuzi ka përsëritur deklaratat e tij se nuk ka covid por vetëm një grip të thjeshtë.

Duke u ndalur në interpelancat me ministrat, ai tha se sa herë kërkon interpelancë me një ministër, ky i fundit sëmuret dhe nuk vjen në Kuvend.

“Kam kërkesë për interpelancë, por kur duhet të vijnë tek unë ministrat i ndihmon Zoti dhe thonë jemi me Covid. Shqiptarë nuk ka Covid-19, është grip stinor. Nuk ka Covid.

Kush po më kërkon të ulem? Unë nuk ulem aq kollaj. Z. Konomi unë nuk ulem kollaj, ti sot duhet të shkosh te greva. Po dërgoj kërkesën për interpelancë urgjente me ministren prgjegjse n lidhje me grevën. Sa herë unë kërkoj interpelancë ministri sëmuret. Zoti i ndihmon ministrat kur duhet të vijnë tek unë”, tha Gjuzi.

Ndërkohë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi iu përgjigj Gjuzit se ai kishte harxhuar më kot energjitë me fjalët që tha.

“Kot e harxhove gjithë kohën dhe energjitë e tua se në fund duhet të kishe bërë pa u ngritur këtë që the.”– tha Ruçi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *