Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Shqiptarët janë një racë shumë e zgjuar, Kuvendi bëri detyrën me dekretin e Metës


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha pas rrëzimit të dekretit të presidentit Meta për Kodin Zgjedhor, se Kuvendi kishte bërë gjënë e duhur për të shmangur futjen e vendit në një spirale të rrezikshme.

Ai shtoi se të gjitha institucionet në vend kanë tashmë Kodin Zgjedhor për të organizuar zgjedhjet e lira e të ndershme të 25 prillit.

Po kështu, numri dy i PS-së, tha se shqiptarët janë racë e zgjuar dhe askush nuk i merr dot për budallenj lidhur me votën.

“Kuvendi bëri detyrën e duhur për të mos e futur vendin në një spirale të rrezikshme. Kjo ishte zgjidhja e vetme për të garantuar zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Çdo institucion ka tani në dorë Kodin Zgjedhor për të organizuar si duhet zgjedhjet e lira e të ndershme. Ne mirëpresim çdo rekomandim që vjen nga Komisioni i Venecias. Shqipëria s’ka bërë shpikje për koalicionet. Mund të përmend këtu disa shtete europiane. Shqiptarët janë një racë shumë e zgjuar dhe askush nuk i bën dot për budallenj për t’u marrë votën. Gara politike është e hapur dhe e barabartë përë të gjithë.” – tha ndër të tjera Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *