AC Milan ka vazhduar me ndeshje të mira në Europa Ligë, ku sonte ka mposhtur me rezultat 3-0 skuadrën nga Çekia, Sparta Praga. Kjo ka bërë që Milan të prijë në grupin e vet tanimë me 6 pikë
Pjesa e parë nisi shumë më mirë për Milanin ku goli erdhi në minutën e 24, ku Zlatan Ibrahimovic pasoi për Brahim Diaz ku ky shënoi golin e parë për kuqezinjtë.
AC Milan dështoi për ta dyfishuar epërsinë në pjesën e parë, pasi që Ibrahimovic dështoi për të shënuar nga penalltia në minutën e 36-të.
Në pjesën e dytë, AC Milan do të shënonte golin e sigurisë në minutën e 57-të ku Dalot bëri një asist përfekt për Rafael Leao i cili nuk e pati vështirë të shënonte.
Dalot do të ishte protagonist edhe në golin e tretë me Milanin, pasi që doli në një kundërzbritje të mirë dhe e mposhti portierin e skuadrës çeke pa shumë vështirësi.
Tottenham Hotspurs është mposhtur sonte në Belgjikë nga skuadra e Royal Antwerp. Vendasit ishin më të mirë dhe kishin rastet më të mira për shënim, derisa Tottenham nuk arriti që të rrezikojë seriozisht portën e Royal
Tottenham i Jose Mourinhos është mposhtur sonte në Belgjikë me rezultat 1-0.
Një ndeshje interesante, me shumë shanse sidomos nga skuadra e Antwerp të cilët kanë pasur mundësi të arta ta fitonin këtë ndeshje me më shumë gola.
Goli i parë dhe i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 29-të, ku do të shënonte Rafaelov pas një kundërsulmi klasik të vendasve.
Pas kësaj humbje të Tottenham, Antwerp arrin në kuadër të 6 pikëve, Tottenham mbetet e dyta kurse vendin e tretë dhe katër e kanë skuadrat e LASK me 3 pikë dhe Ludogorets Razgrad me 0 pikë.