Vendosni fjalën kyçe....

Vjen në jetë Princesha Geraldinë, Elia dhe Princ Leka prezantojnë vajzën e porsalindur


Eliza Zaharia dhe Princ Leka janë bërë prindër për herë të parë të një vajzë të cilën e kanë quajtur Geradinë.

Prezantimin për Princeshën Gerladinë e ka bërë vetë Elia Zaharia e cila ka ndarë edhe fotot së bashku me Princin Leka.

Vajza e vogël e familjes mbretërore mban emrin Mbretëreshës Geraldinë bashkëshortes së Mbretit Zog.

Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”-shkruan Elia Zaharia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *