Vendosni fjalën kyçe....

Përkeqësimi i situatës së pandemisë, hapet spitali i tretë Covid, shtrohen pacientët e parë


Në ditët e fundit situata e pandemisë në vendin tonë është përshkallëzuar duke sjellë edhe rritjen e rasteve si edhe shtimin e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor në spital. Kjo ka bërë që shtretërit në dy spitalet e kthyer për trajtimin e Covid-19 të ezaurohet dhe të hapet spitali i tretë.

Sipas Neës 24, në spitalin Covid3 janë shtruar 6 pacientët e parë.

Një ditë më parë, në raportimin e shifrave zyrtare, ministria e Shëndetësisë tha se në dy spitalet Covid ishin të shtruar gjithsej 301 pacientë.

Ndërkohë, vijon të rëndohet bilanci i viktimave. Dje, si pasojë e COVID-19 kanë humbur betejën me sëmundjen 3 pacientë duke e çuar në 502 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *