Vendosni fjalën kyçe....

S’ka qetësi në Francë, qëllohet me armë zjarri prifti ortodoks grek në Lion (Video)


Policia franceze në qytetin e Lionit ka nisur ndjekjen për një person të armatosur i cili akuzohet se ka qëlluar me armë duke plagosur një prift ortodoks grek në një kishë dhe më pas është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Ministria e Brendshme ka shpërndarë një njoftim në ‘Twitter’ ku paralajmëron qytetarët të bëjnë kujdes pasi ngjarja është në zhvillim e sipër në zonën e Place Jean-Macé në rrethin e 7-të të Lionit.

Forcat e sigurisë janë vendosur në vendngjarje, thuhet në njoftim. Publikut i është kërkuar të shmangë zonën dhe të ndjekë udhëzimet nga autoritetet.

Prifti u sulmua kur po mbyllte kishën, rreth orës 16:00 me kohën lokale, thanë burime policore për Reuters dhe BFMTV. Ai u qëllua dy herë me armë zjarri ndërsa raportohet është në gjendje të rëndë. Le Parisien ka raportuar se agresori ishte i armatosur me një pushkë gjuetie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *