Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm në spitalin rus ku ishin shtruar pacientët me koronavirus (Video)


Një ngarkesë oksigjeni shpërtheu në flakë para një spitali për pacientët e prekur nga Covid-19 në qytetin rus Chelyabinsk. Momenti i shpërthimit të fuqishëm u kap në video të shumta.

Ngjarja ndodhi në qytetin jugor të Uraleve, kur një pikë që mbante një bombol të madhe oksigjeni shpërtheu në flakë në një spital lokal.

Rreth 170 pacientë, përfshirë 150 persona me koronavirus, ishin në spital në kohën e shpërthimit. Të gjithë pacientët u zhvendosën në mënyrë të sigurt.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrfikës që përpiqen të shuajnë flakën jashtë ndërtesës së spitalit. Shpërthimi shkatërroi pikën e grumbullimit si dhe shkatërroi dritaret në ndërtesat pranë.

Dy kate të spitalit si dhe disa apartamente në një ndërtesë banimi aty pranë morën flakë si rezultat i shpërthimit. Fatmirësisht gjatë shpërthimit nuk pati viktima apo të lënduar.

https://on.rt.com/atr3
https://www.rt.com/russia/505119-oxygen-explosion-urals-hospital/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *