Vendosni fjalën kyçe....

322 milionë lekë gjoba për maskën që prej 15 tetorit, ndëshkohen 10750 qytetarë


Që prej së enjtes së 15 tetorit mbajtja e maskës u bë e detyrueshme në Shqipëri si në mjediset e mbyllura ashtu edhe në ato të hapura.

Vendimi sipas qeverisë erdhi pas kërkesës së Komitetit të Ekspertëve lidhur me masat për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Ndëshkimi për personat që do kapeshin pa maskë në rrugë, mjedise të mbyllura, mjete të transportit publik apo mjete private ku udhëtonin persona jashtë lidhjeve familjare me drejtuesin e mjetit, është 30 mijë lekë të vjetra në rastet kur kapesh për herë të parë dhe 50 mijë në rastet kur je përsëritës.

Me përjashtim të ditës së parë që pati një numër të ulët gjobash, ditët e tjera numri i tyre ka ardhur në rritje duke kapur kulmin në datën 23 tetor me 844 gjoba në mbarë vendin. 

përkthyer në vlerë monetare, shuma në lekë e gjobave të vendosura që prej 15 tetorit deri në 31 tetor është 322 milion e 500 mijë lekë me 10750 qytetarë të ndwshkuar.

Përtej paralajmërimeve nga autoritetet shëndetësore apo policia për mbajtjen e maskës, numri i peronave të ndëshkuar nuk ka ardhur në ulje.

Paralelisht me numrin e gjobave të vëna në mbarë vendin, ka ardhur edhe numri i rasteve të reja me Covid-19 të zbuluara në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *