Koreja e Jugut ka raportuar se 83 persona kanë vdekur pasi kanë bërë vaksinë e gripit, një javë pasi Seuli tha se do të hetonte programin e saj të vaksinimit masiv. Qeveria vazhdon të këmbëngulë se vdekjet nuk janë të lidhura me vaksinën.
Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA), njoftoi të shtunën se 83 persona në total kanë vdekur pasi morën pjesë në një nismë falas të vaksinimit si një mënyrë për të kompensuar komplikimet e mundshme nga Covid-19.
Shumica e vdekjeve përfshinin të moshuarit, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut, duke cituar shifrat e siguruara nga KDCA.
Nga numri i përgjithshëm i viktimave, 37 persona ishin në të 70-at e tyre, të ndjekur nga 34 persona të moshës 80 ose më të vjetër. Katër vdekje përfshinin njerëz në të 60-at e tyre, ndërsa tetë individë që vdiqën ishin nën 60 vjeç.