Vendosni fjalën kyçe....

Biden kryeson në sondazhe si Clinton, por CNN publikon të dhënat që fusin në ankth demokratët


 

Teksa nga data 3 nëntor kanë mbetur edhe dy ditë, kandidati demokrat Joe Biden, vijon të kryesojë në sondazhe, siç ka kryesuar rëndom këto muajt e fundit edhe pse numrat në shumë shtete kanë ndryshuar duke njohur ulje-ngritje.

Një sondazh i ri i Regjistrit të Des Moines / Selzer dhe Co. nga votuesit e Iowa-s tregon se presidenti Donald Trump kryeson ndaj demokratit Biden me një diferencë 48% me 41%. Sondazhi mesatar në Ioëa e ka rritur Trump-in me 2 pikë.

Megjithatë në sondazhet e përgjithshme që përfshijnë mbarë SHBA-në, Biden është favoriti për të marrë Shtëpinë e Bardhë. Ai kryeson në shumë shtete dhe është në pozita më të mira sesa ishte demokratja Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016, shkruan CNN. Megjithatë ndryshe nga sondazhet e tjera, ai Selzer është një përjashtim nga rregulli.

Nëse ai është i saktë, Trump është në një pozitë shumë më të mirë sesa supozohet dhe mund të jetë shumë pranë fitores, ndryshe nga sa shkrujnë sondazhet e tjera. Nëse Biden nuk paraqitet mirë në Ioëa duke e kaluar rezultatin e Hillary Clinton, atëherë demokratët kanë të drejtë të shqetësohen se ai nuk ecën mirë edhe në vende të tjera.

Në të vërtetë, është e mundur që Trump të fitojë Iowa me një diferencë të gjerë që parashikon telashe në shtete të tjera kritike të tilla si ato në Midwestern, Michigan dhe Wisconsin.

Arsyeja pse sondazhi i Selzerit u jep frikë Demokratëve dhe shpresë Republikanëve është historia e sondazhit të Selzerit. Katër vjet më parë, sondazhi përfundimtar i Selzer bëri që Trump të ngrihej me 7 pikë në Ioëa, ndërsa në fakt Trump fitoi me 9 pikë.

Një tjetër sondazh, ai i ABC News / Washington Post në Wisconsin botuar javën e fundit e nxirrte demokratin Biden përpara me 17 pikë.

Por sipas Selzer, nuk mund të ndodhë kurrë që Biden të jetë 17 pikë lart në Wisconsin dhe poshtë me 7 pikë në Iowa. Një tjetër sondazh që është publiuar është edhe ai i Wall Street Journal, sipas të cilit Trump e ka ngushtuar në 10 pikë largësinë nga Biden.

Sondazhi i publikuar nga New York Times/Siena College e nxjerrin Biden fitues në Wisconsin, Pennsylvania, Arizona e Florida. Këto shtete së bashku me North Carolina-n, votuan për presidentin Trump në vitin 2016 dhe do jenë kyçe edhe në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020, sipas Fox News.

Duhet theksuar se sondazhet e nxirrnin fituese kandidaten demorate Clinton në zgjedhjet e vitit 2016, por në fund ishte Trump ai që u zgjodh president i SHBA-së.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *