Vendosni fjalën kyçe....

Basha replikon sërish me Ramën: “Edhe sa njerëz duhet të vdesin?”


Vijon përplasja në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha lidhur me pandeminë.

Ky i fundit ka reaguar përsëri përmes një postimi në “Twitter” ku shprehet se gjendja po përkeqësohet për shkak të Ramës, por ai e ka mendjen tek sulmet politike.

“Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit, Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???”– shprehet kryedemokrati.

Më hërët kryeministri Rama tha se Basha është kapur pas COVID-it si ‘i mbyturi pas fijes së barit”.

Ai shprehej se kryedemokrati nuk është aq i aftë as sa të ndalojë aleaten e tij Monika Kryemadhin në deklaratat e saj për Covid 19.

 “Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë!”, shkruante Rama pasi kryedemokrati e kishte akuzuar se pandemia i kishte dalë jashtë kontrollit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *