Vendosni fjalën kyçe....

Tre nga policët që u përplasën me autorët e sulmit në Vjenë, shqiptarë nga Kosova


Tre nga policët që u përplasën mbrëmjen e djeshme me autorët e sulmit tërrorist në Vjenë, janë me origjinë shqiptare.

Deklarata ka ardhur nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Haradinaj Stublla, para takimit në Berlin me homologun e saj gjerman, Maas.

Ajo theksoi se policët në fjalë janë të integruar në Austri bashkë me familjet e tyre ndërsa dënoi sulmin e ndodhur në kryeqytetin e Austrisë, shkrua Lajmi.

“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nenvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqipëtarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirëintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak. Le të reflektojmë mbi këtë deshmi të mirë integrimit të qytetarëve tanë dhe faktit se Kosova qëndron përkrah aleatëve tanë në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit.” – tha Haradinaj Stublla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *