Presidenti amerikan Donald Trump ka shkroi në “Twitter” se demokratët po përpiqen të Vjedhin Zgjedhjet.
Por këtë postim “Twitter”-i e ka shënuar me një paralajmërim se përmbajtja mund të jetë e rreme.
“Ne jemi shumë lart, por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet”- shkroi Trump në Twitter pak para orës 01:00 të së mërkurës. “Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ta bëjnë. Votat nuk mund të hidhen pasi të mbyllen Votimet!”
Twitter-i e shënoi postimin e presidentit, menjëherë pasi u postua, duke vënë në dukje se “një pjesë ose e gjithë përmbajtja e shpërndarë në këtë postim është e diskutueshme dhe mund të jetë mashtruese në lidhje me zgjedhjet ose ndonjë proces tjetër civil”.
Kjo masë e rrjetit social merret vetëm disa ditë pasi CEO-ja i Twitter-it Jack Dorsey dëshmoi në Capitol Hill, ndërsa Republikanët pretenduan se platforma po censuronte pikëpamjet konservatore.
Ndërkohë, presidenti shtoi se ai do të bënte një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë dhe shpalli “një FITORE të madhe!”
Presidenti ishte në gjendje të deklarojë fitoren në shtetet kryesore të Florida-s, Ohio-s dhe Iowa-s të martën në mbrëmje dhe ishte në gjendje të siguronte një fitore të madhe elektorale në Teksas ku votuesit tradicionalisht votojnë republikanët.