Vendosni fjalën kyçe....

21 ditë grevë – Dy prej grave naftëtare në Ballsh dërgohen në spital


Gratë naftëtare të Ballshit vijojnë grevën e urisë në ditën e 21 edhe pse gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.

Dy prej grave janë transportuar në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Gratë e tjera në grevë thonë se nuk dalin nga greva pa marrë pagat.

“Me këtë heshtje kuptojmë që qeveria nuk do ta zgjidhi çështjen tonë. Ne jemi për bukën e gojës”, shprehen naftëtaret.

Nga ana tjetër naftëtaret pretendojnë se po marrin mesazhe dhe po u bëhet presion që të lënë grevën.

 “Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori”– shton njëra prej tyre.

Sipas televizionit “News 24”, njëra nga naftëtaret e dërguara në spital është me protezë në këmbë. Tjetra e sëmurë nga gjëndrat tiroide.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *