Një burrë australian thotë se ai i ka mbijetuar një zjarri në shtëpinë e tij natën vonë, falë papagallit të tij të përkëdhelur e kishte zgjuar nga gjumi.
Siç shkruan BBC, Anton Nguyen kishte qenë në gjumë kur shtëpia e tij dykatëshe u përfshi të mërkurën vonë nga flakët në Brisbane, Queensland.
“Dëgjova një zhurmë dhe Eric, papagalli im, filloi të bërtasë kështu që unë u zgjova dhe ndjeva pak tym”- tha ai. “Unë e kapa Erikun, hapa derën dhe pashë flakë në pjesën e prapme të shtëpisë… dhe kështu u ngrita dhe zbrita në katin e poshtëm”.
Në kohën që zjarrfikësit mbërritën rreth orës 01:00, shtëpia u përfshi nga flakët.
U deshën katër ekuipazhe për të shuar zjarrin.
Nguyen, i cili jeton vetëm, tha se ai kishte dalë nga banesa vetëm me zogun dhe një çantë dhe nuk kishte pësuar dëmtime.
Papagalli i gjelbër kishte thirrur vazhdimisht “Anton” për të ngritur alarmin, tha inspektori i Shërbimeve të Zjarrit dhe të Emergjencave të Queensland, Cameron Thomas.
“Kishte detektorë tymi por zogu paralajmëroi para se të dilnin detektorët e tymit”- tha ai.
Shkaku i zjarrit është ende i panjohur dhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.