Gjykata e Tiranës ka pezulluar punën deri në datën 9 nëntor. Shkak për këtë është bërë situata e krijuar nga koronavirusi.
Në vendimin e sotëm thuhet se është pezulluar puna në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës, për datat 5, 6, 9 nëntor, me përjashtim të çështjeve urgjente.
Gjatë këtyre ditëve, thuhet në njoftim, do merren masat për zbatimin e protokollit të sigurisë gjatë zhvillimit të punës në këtë gjykatë.