Policia njoftoi sot se ka ndëshkuar me masë administrative609 qytetarë pasi nuk zbatuan urdhrin e qeverisë për mbajtjen e maskës në rrugë.
Po ashtu në njoftimin shpërndarë mediave thuhet se është gjobitur edhe administratori i një lokali për mosrespektimin e masave anticovid.
3.000 lekë masë administrative për 609 qytetarët që u konstatuan pa maska gjatë 24 orëve të fundit. Masë administrative 1.000.000 lekë për administratorin e një lokali, për mosrespektimin e masave anticovid.