Pasi kërkoi rinumërimin e votave në Wisconsin, Donald Trump ka sërish pretendime për një nga shtetet ku sipas projeksioneve Biden pritet të shpallet fitues.
Trump ka depozituar një padi ku kërkon mbylljen e procesit të numërimit të votave në Michigan.
“Ne kemi ngritur padi sot në Gjykatën e Kërkesave të Miçiganit për të ndaluar. Ne gjithashtu kërkojmë të rishikojmë ato fletëvotime të hapura dhe të numëruara ndërsa nuk kemi pasur qasje kuptimplotë, “tha stafi i fushatë në një deklaratë.
Aktualisht në këtë shtet po kryeson Biden me 49.5% të votave ndërsa Trump me 48.8%. Deri më tani u numëruan 94 % e votave.