Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me eksploziv në banesën e Talo Çelës


Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Katundi i Ri, në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 04:45 në banesën e të shumëkërkuarit Talo Çela.

Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme material, pasi në banesë nuk jeton më askush.

Kujtojmë se Talo Çelës pak muaj më parë i vranë vëllain, Bujar Çelën. Sipas dyshimeve paraprake të policisë, ky mund të jetë një mesazh i koduar për Çelën, i cili vijon të jetë në arrati.

Mmë 7 korrik të këtij viti policia vuri në dispozicion shumën prej 10 mijë eurosh për këdo që jep informacion për kapjen e 49-vjeçarit,Talo Çela. Ai është shpallur në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, si dhe për grabitjen e ndodhur në Rinas prill të vitit të kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *