Ndërsa kryeministri Edi Rama po mbante fjalën e tij në Kuvend, ka patur herëpashere ndërhyrje nga opozita, në veçanti nga deputeti Kujtim Gjuzi.
Deputeti Kujtim Gjuzi i ka ndërprerë disa herë fjalën kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit mbante fjalim në Kuvend.
Rama me ironi i ka thënë se është monarkist dhe duhet të flasë me mustaqet, hijen dhe heshtjen, por kjo nuk e ka ndalur Gjuzin.
Gjithashtu kryeministri ka kërkuar ndihmën e Ruçit i cili e ka paralajmëruar Gjuzin se do e nxjerrë jashtë seancës nëse vijon.
Kujtim Gjuzi: Të fus në burg
Edi Rama: Si ka mundësi, jeni dhe ligjvënëz këtu. Çdo methënë të çoj në burg. Pusho. Përveçse jeni deputet pa dashje, jeni dhe antikomunistë padashje ju. Jeni bërë antikomunistë si ata muzikantët… Oh Zot! O Gramoz po është çmenduri. Nuk e kuptoj. Ça është ky tani, e ke bërë testin vëlla? Si ka mundësi, vetëm ulërin mor burrë?!
Gramoz Ruçi: Zoti Gjuzi, është paralajmërimi i fundit