Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar deputetin Adriatik Alimadhi me 10 ditë. Kjo për shkak se Alimadhi ka vijuar të replikojë me kryeministrin Edi Rama, pas fjalës së këtij të fundit.
Edhe pse Ruçi nuk ia dha fjalën, Alimadhi insistoi duke bllokuar foltoren.
Debati:
Ruci: Zoti Alimadhi s’ka të drejtë për replikë sepse Rama s’i përmendi emrin.
Alimadhi: Po e bën qëllimisht ndaj meje, pse punoni me dy standarte.
Ruçi: E dëgjova këtu isha dhe s’të ka përmendur emrin asnjëerë. Për herë të dytë të tërheq vëmendjen.
Alimadhi: A do të iki nga parlamenti sepse këtë po kërkon ti?
Ruçi: Do dalësh jashtë. Po të them për herë të 5-të. Përjashtohesh nga seanca. Atëherë përjashtohesh për 10 ditë.