Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha ditën e sotme se kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, duhet ta paguajë gjobën që ka marrë për mosmbajtjen e maskës.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai e cilësoi Kryemadhin si ‘një zonjë që i bën bisht ligjit’.
“Monika, burri i saj apo dikush tjetër duhet ta paguajnë gjobat e vendosur për mosmbajtjen e maskës. Monika, një zonjë që i bën bisht ligjit.” – tha Balla.
Ai foli gjithashtu edhe për dorëheqjen e Hashim Thaçit si president i Kosovës dhe daljen e tij para Gjykatës Speciale.
Balla theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë dhe se historia nuk ka për të ndryshuar pavarësisht akuzave ndaj Thaçit, Veselit e të tjerëve.
“Lufta e UÇK-së, një luftë e drejtë dhe heroike. Historia nuk do rishkruhet përsëri nga këto aktakuza. Shpresojmë që drejtësia ndërkombëtare të bëjë punën.” – shtoi Balla.