Vendosni fjalën kyçe....

2.6 tonët e drogës që u kapën në Mal të Zi, u ngarkuan në Lushnjë


Sasia prej 2.6 tonësh kanabis e kapur në Mal të Zi e që ishte futur nga Shqipëria, është ngarkuar në Lushnjë.

Ka qenë ky përfundimi i hetimeve lidhur me ngarkesën e drogës që u kap në vendin fqinj para pak ditësh.

Lidhur me sasinë e kanabisit janë vënë në pranga Arlind Tabaku e Përparim Shurdhi ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër person.

Më herët ishte ndaluar nga policia e Malit të Zi drejtuesi i kamionit, Ervis Çaliku. Kamioni ishte nisur nga Greqia dhe dyshohet se është ngarkuar me drogë në magazinën në pronësi të Përparim Shurdhit e më pas është nisur drejt Maliz të Zi ku është kapur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *