Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi poston videon: Shëndetësia falas, mashtrimi më i madh i Ramës, 400 milionë euro taksa shkuan për PPP korruptive


Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka postuar një video në rrjetet sociale, ku thotë se premtimi Shëndetësia falas e qeverisë Rama ishte mashtrimi më i madh.

Vokshi thekson se 400 milionë euro taksa janë dhënë për koncesionet dhe PPP të cilat ajo i konsideron si korruptive.

Shëndetësia falas! Mashtrimi më i madh i Edi Ramës që shkakton çdo ditë vuajtje falas për qytetarët!

Mbi 400 mln Euro të taksave të shqiptarëve ka dhëne Edi Rama për koncesionet dhe PPP korruptive, abuzive në shëndetësi. Koncesione që shkatërruan çdo hallkë të sistemit shëndetësor e rrënuan më shumë spitalet.

Pacientë e familjarë enden përvuajtshëm çdo ditë me pamundësinë për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor..

Mjekë e infermierë të braktisur, të keqvlerësuar, keqtrajtuar…

Nuk ka sot familje shqiptare që nuk e ka provuar në kurriz koston e lartë, edhe me jetë humane, të mashtrimit më të madh të Edi Ramës, atë të Shëndetësisë Falas”-shkruan Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *