Dy djemtë e presidentit Donald Trump kanë qortuar republikanët duke thënë se kanë dështuar të mbështesin babanë e tyre ndërkohë që ai po lufton të rizgjidhet.
Siç shkruan BBC, djali i madh Don i riu, akuzoi partinë si “e dobët”, ndërsa vëllai i tij Eric është treguar më i ashpër duke i quajtur “dele”.
Don Jr i cili mendohet se ka aspirate politike si babai i tij ka shkruar: “Ata kanë një platformë perfekte për të treguar se janë të gatshëm dhe të aftë për të luftuar, por në vend të kësaj i nënshtrohen turmës mediatike. Mos u shqetësoni, Donald Trump do të luftojë dhe ata mund të shikojnë si zakonisht!” Ai shton: “Republikanët kanë qenë dobët për dekada, gjë që i ka lejuar të majtët të bëjnë këto gjëra.”
Ndërsa vëllai i tij Eric thotë: “Ku janë republikanët! A keni një shtyllë kurrizore. Luftoni kundër këtij mashtrimi. Votuesit tanë nuk do t’ju harrojnë kurrë nëse silleni si dele”.
Ky reagim vjen pasi republikanët si senatori Mitt Romney dhe guvernatori Larry Hogan kanë paralajmëruar kundër minimit të procesit demokratik. Ata nuk kanë rënë dakord me presidentit, lidhur me akuzat për mashtrim të votimit.
Zgjedhjet ende janë në ekuilibër, por kandidati demokrat Joe Biden duket se po i afrohet fitores.
Ndërkohë, Trump ka nisur sfidat ligjore në procesin e numërimit të votave pasi pretendoi se ka mashtrim.