Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar draftin e maxhorancës për draftin e ligjit për kompetencat e presidentit.
I pyetur nga Bylisi, kreu i Shtetit tha se ka interes zero për këtë draft ndërsa e quajti këtë përpjekje për t’i kufizuar kompetecat, përpjekje puçiste.
“Zero interes për këtë draft dhe përpjekje puçiste. Ky është një parlament jo kushtetues, një parlament ku qytetarët kërkojnë shpërnarjen e tij të menjëhershme. Një parlament ku një pjesë e mirë janë edhe tradhëtarë dhe mercenarë. Për mua ka vetëm një interes që është 25 prilli dhe populli i Shqiperisë. Unë kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit të 25 prillit ky do të jetë një referendum shumë i qartë pasi mbi 95% e shqiptarëve do të votojnë për Shqipërinë në Europë”, tha Meta.