Komiteti Kombëtar Republikan (RNC) u është drejtuar donatorëve ndërsa kërkon të mbledhë të paktën 60 milion dollarë për të financuar sfidat ligjore të sjella nga Presidenti Donald Trump mbi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të SHBA, thanë dy burime për Reuters të njohura me këtë çështje.
Fushata Trump ka ngritur padi në disa shtete pas zgjedhjeve të 3 nëntorit duke vënë presidentin kundër demokratit Joe Biden.
“Ata duan 60 milionë dollarë”, tha një dhurues republikan i cili mori kërkesa nga RNC.