12 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19.
Viktimat janë sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Për sa u përket rasteve të reja nga 1967 testime të kryera janë zbuluar 525 të prekur nga koronavirusi i ri.
Në tre spitalet Covid në Tiranë janë të shtruar 360 pacientë nga të cilët 10 janë në terapi intensive me 2 të intubuar.