Vendosni fjalën kyçe....

Merr fund lufta, Armenia nënshkruan marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin dhe Rusinë


Kryeministri armen Nikol Pashinyan tha se ai ka nënshkruar një marrëveshje me udhëheqësit e Rusisë dhe Azerbajxhanit për t’i dhënë fund luftës.

Ai shtoi se do t’i drejtohej kombit “në ditët e ardhshme” për këtë, shkruan Reuters.

Deklarata vjen pas më shumë se një muaj gjakderdhje në konfliktin ushtarak mbi rajonin e Nago-Karabakut. Zyrtarët azerë patën deklaruar të hënën se forcat e tyre kishin kapur dhjetëra vendbanime të tjera në Nagorno-Karabakh, një ditë pasi shpallën fitoren në betejën për qytetin e dytë më të madh strategjik të enklavës.

Kryeministri armen Nikoll Pashinyan e dha i pari lajmin në mediat sociale këtë mëngjes dhe presidenti Rus Vladimir Putin dhe ai i Azerbajxhanit Ilham Aliyev e konfirmuan më vonë.

“Deklarata e nënshkruar trepalëshe do të bëhet një pikë thelbësore në zgjidhjen e konfliktit.”- tha Aliyev në një takim në internet me Putinin, citon Reuters.

Presidenti rus tha se paqeruajtësit rusë do të vendosen përgjatë vijës së frontit në Nago-Karabak dhe korridorin midis rajonit dhe Armenisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *