Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i NASA-s nuk ka ndërmend të qëndrojë në detyrë me Bidenin president


Administratori i NASA-s Jim Bridenstine ka deklaruar se ai nuk ka ndërmend të qëndrojë në rolin e tij si kreu i agjencisë hapësinore nën administratën e Joe Biden edhe nëse i kërkohet kjo gjë.

Bridenstine i tha “Aviation Daily” se vendimi i tij nxitet nga dëshira për të mbështetur “interesin më të mirë” të NASA-s dhe qëllimet e eksplorimit hapësinor të vendit si një e tërë, në vend të ndonjë prirjeje partiake.

“Për atë, ajo që ju nevojitet është dikush që ka një marrëdhënie të ngushtë me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ju keni nevojë për dikë që ka besim nga administrata. Përfshirë OMB-në (Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit), Këshillin Kombëtar të Hapësirës dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe mendoj se nuk do të isha personi i duhur për këtë në një administratë të re.”-tha Bridenstine në një intervistë për media.

Mediet amerikane e emëruan Joe Bidenin si president të zgjedhur të shtunën e kaluar pasi ai kapërceu pragun e 270 votave elektorale që i nevojiteshin për të fituar zgjedhjet presidenciale.

Bridenstine përmendi arritjet e NASA-s që kur u bë administrator, por vuri në dukje se një marrëdhënie e mirë pune me degën ekzekutive është një çelës i suksesit të saj të vazhdueshëm.

“Ne kemi pasur shumë sukses, por kjo është për shkak të marrëdhënieve.”– shtoi ai. “Ju duhet t’i keni ato marrëdhënie. Kushdo qoftë presidenti, ata duhet të kenë dikë që e njohin dhe i besojnë dhe dikush që administrata i beson. Ai person nuk do të jem unë. ”– tha Bridenstine.

Jim Bridestine u konfirmua si administrator i NASA-s në prill të vitit 2018.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *