Vendosni fjalën kyçe....

Në Kosovë nis “vajtimi mediatik” për Thaçin dhe Krasniqin


Ditën e djeshme ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, dolën përpara Gjykatës Speciale në Hagë, ku u njohën me akuzat ndaj tyre për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Pas kësaj, mediet në Kosovë nisën të publikonin deklarata të përjetimit të familjarëve të dy politikanëve, duke nisur “vajtimin” për atë që po ndodhte në Hagë dhe padrejtësive që po u bëhej ish-drejtuesve të UÇK-së.

Vajza e Jakup Krasniqit e quajtur Gresa, kishte shprehur në rrjetet e saj sociale mbështetjen për të atin pas fjalimit të tij në seancën gjyqësore.

Ajo shprehej se “zëri” i babait të saj “dridhi” tokën e shqiptare.

“Babi,
Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot.
Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty.”– shkruante Gresa Krasniqi.

Ndërkohë babai i ish-presidentit do të fliste për të birin para kamerave.

“E di që djali ynë ka pasur ideale dhe ka luftuar për kombin shqiptar.”- do shprehej ai për Klan Kosova.”Qëllimi i tij kryesor ka qenë që të jemi të lirë. E presim që djali ynë të kthehet shumë shpejt faqebardhë”.

Të tjera shkrime kishte mbi fjalimet prekëse respektive për Thaçin e Krasniqin.

Si u ngrit Gjykata speciale

Por Thaçi e Krasniqi vetë e promovuan fort dhe e ngritën Gjykatën Speciale për t’u bërë qejfin ndërkombëtarëve.

Gjykata Speciale e cila është krejt e ndryshme nga ajo e Hagës, u ngrit në gusht të vitit 2015, me qëllim hetimin e ish-luftëtarëve të Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës. 

Më 3 gusht të 2015-ën, votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe një abstenoi. Blloku opozitar nuk mori pjesë në votim.

Dhomat e Specializuara edhe pse të përbëra nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe me seli në Hagë funksionojnë me Kodin Penal dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës.

Edhe pse “Dhomat e specializuara” funksionojnë të pavarura nga sistemi gjyqësor i Kosovës dhe e kanë selinë në Hagë pikërisht me qëllim që të dëshmojnë këtë pavarësi, janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës. 

Vetë Thaçi do të shprehej në 2015-ën: “Ta themelojmë Gjykatën Speciale, do të ishte me interes për Kosovën”.

Vetëm partitë politike që ishin në opozitë në 2015-ën si Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën do ta kundërshtonin ngritjen e Gjykatës Speciale. Deputetët nga këto forca politike nuk morën pjesë në votim.

Këto tre parti besonin se themelimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës dhe që udhëhiqet krejtësisht nga autoritetet ndërkombëtare, përbën cenim të rendit kushtetuese dhe krijon sistem paralel të drejtësisë.

Kush e votoi Gjykatën Speciale:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *