Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët e Ballshit pranojnë ofertën e Ramës: Na detyrojnë kushtet ekonomike


Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit të cilët ditën e djeshme nuk dolën të kënaqur nga takimi me kryeministrin Edi Rama, sot kanë vendosur të pranojnë ofertën e këtij të fundit.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj ka deklaruar se e kanë pranuar ofertën e kryeministrit Edi Rama për mbështetje financiare, pasi janë në kushte të vështira ekonomike.

 “Sot kemi zhvilluar një takim me pjesën më të madhe të kolegëve naftëtarë. Kemi pranuar që të rikthehet një përgjigje pozitive për pagën. Për problemet tona që kemi pasur për pagat e prapambetura, do të vijojmë rrugën gjyqësore, do e çojmë çështjen deri në Strasburg. Rama premtoi që do të jepte një mbështetje, një pagë ndërmjetëse dhe pagës minimale që marrin në rafineri.

Nga punëtorët u pa e arsyeshme, se jemi keq financiarisht, të detyruar nga kushtet ekonomike, janë detyruar që ta pranojnë. S’ka pasur mendime kundër. Pjesa dërrmuese janë pro pranimit të kërkesës. Sot do i dërgojmë një mesazh që palët të ulen një orë e më parë. Kushtet ekonomike na detyrojnë.”, deklaroi Dautaj.

Ditën e djeshme pas takimit, u tha se pagat e prapambetura të fituara me gjyq nga naftëtarët nuk janë marrë përsipër nga qeveria, duke deklaruar se është marrëdhënie privat me privat.

Kryeministri Edi Rama u ka thënë naftëtarëve se deri më tani nuk ka ardhur asnjë firmë serioze që të marrë përsipër rinisjen e punës, pasi mendojnë se kostoja është e lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *