Vendosni fjalën kyçe....

QSUT-ja deklaratë pas hedhjes së 69-vjeçarit: Në këto ditë të vështira, sigurojmë qytetarët se jemi në krye të detyrës


Drejtuesit e QSUT-së kanë deklaruar pak çaste më parë se po bëjnë maksimumin për të shpëtuar jetën e 69-vjeçarit që u hodh nga Infektivi ku po kurohej për Covid-19.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, theksohet se teksa mjkët po bëjnë sakrificë të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetën e pacientëve të prekur nga koronavirusi i ri, ata janë në krye të detyrës dhe se askush nuk do mbetet pa marrë shërbim mjekësor.

“Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë Qytetarët se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjeksor! Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!” – thuhet në reagimin e QSUT-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *