Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Europian do nënshkruajë kontratën me Pfizer-BioNTech për 300 milionë vaksina Covid


Komisioni Evropian do e miratojë të mërkurën kontratën për furnizimin e vaksinës Covid-19 që po zhvillohet nga Pfizer dhe BioNTech, tha presidentja Ursula von der Leyen.

“Nesër ne do të autorizojmë një kontratë për deri në 300 milionë doza të vaksinës të zhvilluar nga kompania gjermane BioNTech dhe Pfizer.” – tha von der Leyen në një deklaratë.

Një zëdhënës i Komisionit tha më herët të martën se ekzekutivi i BE-së do të diskutojë miratimin e marrëveshjes me dy kompanitë, duke shtuar se vendimi nuk ishte i lidhur me njoftimin e Pziferit të hënën se testet klinike të vaksinës së tij eksperimentale kundër Covid-19 kishin provuar të ishin më shumë se 90% efektive, shkruan Reuters


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *