Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rama nxori videon me propagandë, por pse dergjen të sëmurët dergjen në ambulanca me orë të tëra


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur videon e publikuar nga Rama të cilën e ka quajtur propagandë.

Bardhi ka disa pyetje mbi videon duke nxjerrë në pah problematikat që kanë spitalet në përballimin e pandemisë.

Rama nxori sot një video-propagandë ku pretendon se gjithçka është në rregull në spitalet tona. Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja? Pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca kur në spitale paska vend? Pse nuk ka staf mjekësor për të gjithë? Pse detyrohen shqiptarët të paguajnë miliona për trajtim në shtëpi? Rama, gënjeshtrat e tua nuk i beson askush”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *