Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka reaguar menjëherë pas postimit të Ramës i cili i akuzonte se po bënin opozitë me viktimat nga Covidi.
Në reagimin e tij Presidenti i bën thirrje, që të shtohen testimet të rritet buxheti dhe të mos jepen koncesione korruptive.
“Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!
Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!
Shto testimet!
Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!
Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!
A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19?
A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?
Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!”,-shkruan Meta.