Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden zgjedh Ron Klain si shef të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë


Demokrati Joe Biden i cili u shpall fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA nga projeksionet e medieve, ka propozuar që Ron Klain të jetë shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë.

Siç shkruan BBC, Klain ka shërbyer si ndihmës i Bidenit që nga vitet 1980 në Senat dhe më vonë kur ai ishte Zv.president.

Klain ishte gjithashtu një ndihmës i lartë i Shtëpisë së Bardhë në administratën e Barack Obamës dhe shefi i shtabit të zëvendëspresidentit Al Gore.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë – i cili menaxhon orarin ditor të presidentit – është një i emëruar politik që nuk kërkon konfirmim nga Senati.

“Përvoja dhe kapaciteti i tij i thellë, i larmishëm për të punuar me njerëz në të gjithë spektrin politik është pikërisht ajo që më duhet tek një shef i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa përballemi me këtë moment krize dhe e bëjmë bashkë vendin tonë përsëri.”– tha Biden kur zbuloi zgjedhjen e tij.

Në të njëjtën deklaratë për mediet, Klain tha se ishte  i”përulur” nga besimi që presidenti i zgjedhur kishte tek ai.

“Unë pres që të ndihmoj atë dhe zv.presidenten e zgjedhur të mbledhin një ekip të talentuar dhe të ndryshëm për të punuar në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ne trajtojmë axhendën e tyre ambicioze për ndryshim dhe kërkojmë të shërojmë përçarjet në vendin tone.”- tha Klain.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *