Vendosni fjalën kyçe....

I prekur nga Covidi, presidenti i Ukrainës shtrohet në spital


Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shtruar në spital, disa ditë pasi dha lajmin se ishte me Covid.

“Ai në fillim qëndroi në shtëpi, por vendosi të transferohej në spital. Që të izolohet me saktësi dhe të mos ekspozojë askënd.”– tha një zëdhënëse presidenciale për Reuters.

“Atje ka kushte më të mira për pacientët. Nuk ka asgjë serioze.”– tha ajo duke iu referuar shëndetit të presidentit.

Ditën e hënë, presidenti ukrainas dha lajmin se kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin. Tre zyrtarë të tjerë të lartë, ministri i Financave, ai i Mbrojtjes dhe një ndihmës i lartë i presidentit gjithashtu kanë rezultuar të infektuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *