Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nëse do isha kryeministër do mbyllja shkollat, infeksionet janë rritur


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka Live” për situatën e pandemisë.

Berisha tha se nëse do ishte kryeministër do mbyllte menjëherë shkollat.

Në këtë situatë unë do i mbyllja shkollat menjëherë.

Sot janë me qindra fëmijë, që kanë në familje të sëmurë me Covid, por që nuk kanë bërë testin, që nuk ua bëjnë testin, që shkojnë në shkollë dhe përhapin Covid-in.

Vetëm në 15% të shkollave ekzistojnë kushtet e duhura higjienike.

Sot shkollat dhe spitalet janë problemet më kryesore. Kujt t’ia thuash, një xhahili që vetëm mashtron dhe vjedh nga mëngjesi deri në darkë.

Rama po të bëjë 5 mijë testime në ditë, do të dalë që epidemia gëlon në çdo qoshe. Shkalla e infeksionit do jetë 60-70 herë më e lartë,”-tha Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *