Kryeministri Rama i është përgjigjur menjëherë videos së publikuar nga kreu i PD-së, Basha, ku ky i fundit i kërkonte dorëheqjen pasi ka humbur kontrollin mbi pandeminë.
Rama shkruan se opozita ëndërron vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe të tijën. Kreu i qeverisë e cilëson si të neveritshme videon e publikuar nga Basha dhe pjesë të një politik e të mjerë.
“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!” – shkruan Rama në Twitter.